Mbështetje për ata që janë të punësuar
Kush është përgjegjës?
Sipas Ligjit për Mjedisin e Punës, punëdhënësi është përgjegjës për të siguruar që punonjësit të kenë një mjedis të mirë pune dhe të merren masa rehabilitimi dhe përshtatjeje në mënyrë që punonjësi të mund të kryejë detyrat e tij. Nëse nuk mund të vazhdoni me të njëjtën punë, duhet të përpiqeni të gjeni një punë tjetër të përshtatshme brenda biznesit të punëdhënësit.
Rehabilitimi dhe sigurimi shëndetësor
Nëse jeni në pushim mjekësor, Agjensioni i punsimit është përgjegjëse për koordinimin e masave të ndryshme rehabilituese që mund të nevojiten.
Kontributi në ndihmat e punës
Personat e verbër ose me shiqim të ulët që kanë nevojë për mjete të posaçme pune për shkak të dëmtimit të shikimit mund të aplikojnë për një grant për këto nga agjensioni i punësimit.
Ju që jeni të punësuar pa mbështetje pagash ose që jeni të vetëpunësuar bëni një kërkesë për ndihmë pranë zyrës së Agjencisë së punsimit në mënyr që të paisni me paisjet e nevojshme për punsim.
Punëdhënësi mund të aplikojë gjithashtu për një grant nga enti i punsimit për të përshtatur vendin e punës nëse ju nevojitet.
Mbështetje për asistentin personal
Mbështetja për asistencën personale është një kontribut për punëdhënësit që lejojnë një bashkëpunëtor të ndihmojë personin me shikim të dëmtuar me gjëra që vetë personi nuk është në gjendje t’i bëjë në punë për shkak të dëmtimit të shikimit.
Literaturë pune
Personat me dëmtim të shikimit që janë të punësuar mund të marrin grante për të përshtatur librat, manuale, etj., që u nevojiten për punën e tyre. Ju aplikoni për këtë në entin e punsimit. Nëse do të shkolloheni në kuadër të punës suaj, mund të aplikoni edhe për një grant për literaturë të përshtatur nga Shërbimi i Punësimit.