Thirrje për ofertim (ThPO)
Referenca jonë: 02/2022
AUTORITETI KONTRAKTUES: Shoqata e të Verbërve të Kosovës në kuadër të implementimit të Grandit Institucional i përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut
SHPALL KËRKESË PËR OFERTË
Për shtypjen në shkrimin Braille e Materialit për Trajnimin e Trajnerëve në Fushën Orientim e Mobilitet, Shkrim lexim në Braillle dhe Teknologji Informative Asistuese për të Verbër.
Ju lutemi që ta shënoni çmimin për një faqe në € të shtypur në shkrimin Braille.
Numri i sasisë 210 copa
Po ashtu, që t’i shënoni detajet e kompanisë suaj:
Emri i kompanisë, Informatat kontaktuese të kompanisë dhe ta nënshkruani, vulosni dhe ta dërgoni.
DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS
1. Një dokument i lëshuar nga autoriteti përkatës publik në vendin e themelimit të operatorit ekonomik me të cilin evidentohet regjistrimi i operatorit ekonomik në atë vend kopja e certifikatës së biznesit);
2. Kopja e certifikatës TVSH-se ( SHVK është e liruar nga TVSH prandaj çmimet duhet të jenë pa TVSH)
3. Kopja e certifikatës numrit fiskal
4. Vërtetimin nga Gjykata Themelore- Departamenti për Çështje Ekonomike.
5. Vërtetimin nga Administrata Tatimore (kopje).
a. Një listë të kontratave te nënshkruar dhe vulosur nga OE, për furnizime te ngjashme për periudhën e shkuar trevjeçare deri ne publikimin e këtij njoftimi, duke bashkëngjitur referencat te këtyre kontratave, (se paku 3 referenca).
Të gjitha palët e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në zarf në adresën: Bregu i Diellit. Rr. Rifat Burgjeviç, llam V, zyret e bashkësisë lokale Nr. 6, 10000, Prishtinë, Kosovë me mbishkrimin “Oferta për shtypje të materialit në Braille”, më së largu deri më 15.04.2022.
Ofertat e pranuara pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë.