Intervistë me Charlotte V. McClain Nhalpo, Banka Botërore

Gjatë seminarit mbi Agjendën 2030, shfrytëzuam rastin të intervistojmë një nga folëset, Charlotte V. McClain Nhalpo, nga Banka Botërore. Pyetëm veten se çfarë qëndrimesh të përbashkëta kanë Banka Botërore dhe Konfederata Suedeze e Personave me Dëmtime të Pamës në punën për një botë më gjithëpërfshirëse.

Pse është e rëndësishme puna me Axhendën 2030?
– E rëndësishme kur bëhet fjalë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara është se nuk bëhet fjalë për një pjesë margjinale të popullsisë, por për të paktën një miliard njerëz, ndoshta më shumë.

Cila është detyra më e madhe e Bankës Botërore në Axhendën 2030?
– Banka Botërore është një nga organizatat kyçe kur flasim për zhvillimin. Unë besoj se mund të kontribuojmë duke siguruar që ne jetojmë ashtu siç mësojmë, që të përfshijmë perspektivën e aftësisë së kufizuar në projektet tona. Kur flasim për një botë pa varfëri, sigurojmë që të përfshijmë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Kur mendoni se mund të fillojmë të shohim përparim në këtë punë?
– Mendoj se tashmë kemi filluar të shohim progres. Fakti që kaq shumë prej nesh janë këtu në Suedi duke folur për këto synime, as dy vjet pas miratimit të Agjendës 2030, është një tregues se njerëzit kanë filluar të mendojnë se si mund të jenë pjesë e realizimit të Axhendës 2030. Duhet të jemi të zellshëm dhe të mos e lëshojmë topin. Viti 2030 është pak larg, apo jo?

Share