Rreth nesh

Vizioni
Personat e verbër, qytetar të barabartë, të pavarur dhe kontribuues në shoqëri.

Misioni
Ne përfaqësojmë personat e verbër duke kontribuar në socializmi, edukim, punësim dhe
rehabilitim, duke u angazhuar dhe besuar në gjithëpërfshirës dhe pavarësim të tyre.

SHVK është vazhdimësi e lidhjes së të verbërve të Kosovës e themeluar në vitin 1947 dhe e
riorganizuar në vitin 2003.
SHVK është organizatë jo qeveritare, jo profitabile e regjistruar pranë institucioneve përkatëse, e
cila angazhohet për mbrojtjen, përfaqësimin dhe afirmimin e interesave dhe të drejtave të
qytetarëve të verbër, pa dallim moshe, gjinie, përkatësie etnike dhe fetare.
SHVK, angazhoet në vazhdimësi për zbatushmërin e plotë të ligjit për të verbër (04/L-092)
Si rrjedhojë, integrimi i personave të verbër në jetën publike dhe aftësimi i tyre për jetë të
pavarur është një nga sfidat më të mëdha dhe synimi kryesor i SHVK.
Politikat zhvillimore të SHVK fokusohen edhe në faktorizimin e çështjeve që kanë të bëjnë me
personat e verbër, dhe vetëdijesim të qytetarëve për përkrahje ndaj tyre. Këto politika
implementohen përmes fushatave avokuese, debateve publike, konferencave, publikimeve të
ndryshme.
SHVK- Përgatit dhe shtyp revistën “Syri ynë“ ne shkrimin Braill për lexuesit e verbër, e cila
tashmë është shtyp numëri 17 i kësaj reviste.
SHVK bashkëpunon me organizatat simotra, institucionet publike dhe me palët e tjera me interes
me qëllim që të arrihen rezultate të kënaqshme, duke qenë në koordinim dhe përputhshmëri me
organizmat dhe politikat të cilat aprovohen. SHVK në cilësinë e vëzhguesit merr pjesë në të
gjitha takimet që organizohen nga Unionini Evropian i të verbërve, Komiteti Konsultativ
Ballkanik i të Verbërve dhe Unioni i të Verbërve të Botës.
SHVK vepron në gjithë territorin e Kosovës, përmes rrjetit të saj të përbërë nga gjashtë shoqata
ndëkomunale dhe shtatë shoqata komunale. Shoqata ka organet e veta legjitime të zgjedhura në
mënyrë demokratike. SHVK ka Kuvendin si organ vendimmarrës, kryetarin, këshillin drejtues
dhe këshillin e përgjithshëm.

Shtrirja gjeografike e SHVK-së
ShVK ka gjithsej 13 degë 6 regjionale dhe 7 komunale
Prishtina- Lipjan, Drenas, Podujeve, Fushë Kosovë.

Mitrovica- Vushtrri, Skenderaj
Prizreni- Dragash,
Peja- Klinë Deçan, Junik
Gjilani-Kamenicë, Viti
Ferizaj- Shtime, Kaçanik dhe Shtërpca
Komunale:
Gjakovë
Malishevë
Istogu
Mitrovica e veriut
Graçanicë
Rahoveci
Suharekë

Shërbimet & Marketing
Duk pasur parasysh, në mos përmbushjen ligjore për ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana
Institucioneve relevante shtetërore, SHVK ka marr për sipër që, shërbimet në fjalë t’i aplikoj
falë ngritjeve te kapaciteteve njerëzore për dhënien e këtyre shërbimeve.
Shërbimet kryesore që ofron shoqata përmes trajnerëve të certifikuar nga kompania ceke
‘tyfloservis” dhe nga Ministria e Financave, Punës dhe Transvereve
1. Shërbimet në shkrim dhe lexim në Braill,
2. Shërbimet në Teknologjinë Informative Asistuese
3. Orientim në Hapësirë, Mobiliet dhe Shkathtësi ditore dhe
4. Shërbime Psiko- Sociale.

Të gjitha shërbimet profesionale që ofrohen nga SHVK, bëhen paraprakisht bazuar në nevojat e
komuniteti, të identifikuara përmes Shoqatave Komunale dhe Ndërkomunale. Kjo qendër ka
drejtorinë, koordinatorët për çdo sferë të shërbimeve dhe trajnerët e certifikuar për ofrimin
përkatëse. Anëtarë të SHVK-së janë personat e verbër dhe me dëmtime në shikim (numri rreth
3,000)

Politikat dhe Rregulloret e SHVK-së
Statuti- Kuvendi -organi më i larët, Këshilli Drejtues, kryetari-përfaqësues Ligjor.
Rregullorja e Burimeve Njerëzore (BNJ) Kodi etikës, Rregullorja mbi menaxhimin financiar, Rr.
e Prokurimit , Rregullorja e Kuvendit të anëtarëve, Rregullorja e Këshillit Drejtues, Rregullorja
mbi të drejtat e fëmijëve, Rregullorja për Barazi Gjinore, Plan Strategjikë 2019-2024.

Donatoret
Institucionet e Republikës së Kosovës: Qeveria, Kuvendi dhe Zyra e Presidencës, Ministria e
Arsimit, e Kulturës, e Punës, e Shëndetësisë, e Pushteti lokal etj.
Organizata Ndërkombëtare: Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ,Community
Development Fund “CDF, Swiss Cooporation, Komisioni Evropian, Save th Children, Unioni
Europina i të Verbërve, Ambasada e Cekise në Prishtinë dhe Ambasada e Bullgarisë.
Misionbiet në Kosovë: OSBE, Eulex, Kfori, dhe UNMIK

Shoqata ka staf profesional në të gjitha pozitat sipas organogramit të saj, dhe gjithashtu 40 trajner
në të gjitha fushat e shërbimit që ofron SHVK.

Share