Referenca jonë: 02/2022

    AUTORITETI KONTRAKTUES: Shoqata e të Verbërve të Kosovës në kuadër të implementimit të Grandit Institucional i përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut

    SHPALL KËRKESË PËR OFERTË

    Për shtypjen në shkrimin Braille e Materialit për Trajnimin e Trajnerëve në Fushën Orientim e Mobilitet, Shkrim lexim në Braillle dhe Teknologji Informative Asistuese për të Verbër.

    Ju lutemi që ta shënoni çmimin për një faqe në € të shtypur në shkrimin Braille.

    Numri i sasisë 210 copa   

    Po ashtu, që t’i shënoni detajet e kompanisë suaj:

    Emri i kompanisë, Informatat kontaktuese të kompanisë dhe ta nënshkruani, vulosni dhe ta dërgoni.

    DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS

    1. Një dokument i lëshuar nga autoriteti përkatës publik në vendin e themelimit të operatorit ekonomik me të cilin evidentohet regjistrimi i operatorit ekonomik në atë vend kopja e certifikatës së biznesit);

    2. Kopja e certifikatës TVSH-se ( SHVK është e liruar nga TVSH prandaj çmimet duhet të jenë pa TVSH)

    3.  Kopja e certifikatës numrit fiskal

    4. Vërtetimin nga Gjykata Themelore- Departamenti për Çështje Ekonomike.

    5. Vërtetimin nga Administrata Tatimore (kopje).

    a. Një listë të kontratave te nënshkruar dhe vulosur nga OE, për furnizime te ngjashme për periudhën e shkuar trevjeçare deri ne publikimin e këtij njoftimi, duke bashkëngjitur referencat te këtyre kontratave, (se paku 3 referenca).

    Të gjitha palët e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në zarf në adresën: Bregu i Diellit. Rr. Rifat Burgjeviç, llam V, zyret e bashkësisë lokale  Nr. 6, 10000, Prishtinë, Kosovë me mbishkrimin “Oferta për shtypje të materialit në Braille”, më së largu deri më 15.04.2022.

     Ofertat e pranuara pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë.

    Categories: Uncategorized

    About the Author

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Translate »