Thirrje për ofertim (ThPO)

    Referenca jonë: 02/2022

    AUTORITETI KONTRAKTUES: Shoqata e të Verbërve të Kosovës në kuadër të implementimit të Grandit Institucional i përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut

    SHPALL KËRKESË PËR OFERTË

    Për shtypjen në shkrimin Braille e Materialit për Trajnimin e Trajnerëve në Fushën Orientim e Mobilitet, Shkrim lexim në Braillle dhe Teknologji Informative Asistuese për të Verbër.

    Ju lutemi që ta shënoni çmimin për një faqe në € të shtypur në shkrimin Braille.

    Numri i sasisë 210 copa   

    Po ashtu, që t’i shënoni detajet e kompanisë suaj:

    Emri i kompanisë, Informatat kontaktuese të kompanisë dhe ta nënshkruani, vulosni dhe ta dërgoni.

    DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS

    1. Një dokument i lëshuar nga autoriteti përkatës publik në vendin e themelimit të operatorit ekonomik me të cilin evidentohet regjistrimi i operatorit ekonomik në atë vend kopja e certifikatës së biznesit);

    2. Kopja e certifikatës TVSH-se ( SHVK është e liruar nga TVSH prandaj çmimet duhet të jenë pa TVSH)

    3.  Kopja e certifikatës numrit fiskal

    4. Vërtetimin nga Gjykata Themelore- Departamenti për Çështje Ekonomike.

    5. Vërtetimin nga Administrata Tatimore (kopje).

    a. Një listë të kontratave te nënshkruar dhe vulosur nga OE, për furnizime te ngjashme për periudhën e shkuar trevjeçare deri ne publikimin e këtij njoftimi, duke bashkëngjitur referencat te këtyre kontratave, (se paku 3 referenca).

    Të gjitha palët e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në zarf në adresën: Bregu i Diellit. Rr. Rifat Burgjeviç, llam V, zyret e bashkësisë lokale  Nr. 6, 10000, Prishtinë, Kosovë me mbishkrimin “Oferta për shtypje të materialit në Braille”, më së largu deri më 15.04.2022.

     Ofertat e pranuara pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë.

    Categories: Uncategorized

    Konkurs Pune

    Shoqata e të Verbërve te Kosovës e përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, në kuadër të implementimit të Grandit Institucional ka planifikuar ngritje të kapaciteteve të trajnerëve në ofrimin e shërbimeve në fushat adekuate për pavarësim të personave të verbër, andaj:

    1. SHPALL THIRRJE PËR TRI (3) POZITA

    1. Trajnues i trajnerve ne Orientim dhe Mobilitet,
    2. Trajnues i trajnerve ne shkrim lexim në Braille,
    3. Trajnues i trajnerve ne Teknologji Informative asitiuese për të verbër.

    2. KOHËZGJATJA

    Të tri pozitat do të angazhohen nga 12 ditë pune, nga 50€ në ditë.

    Dy ditë pune janë të parapra për hartimin e programit (moduleve) te trajnimit dhe 10 dite pune janë të parapra për mbajtjen e trajnimit me trajnerve të fushave respektive

    3. KOHËZGJATJA

        Të tri pozitat do të angazhohen nga 12 ditë pune, nga 50€ në ditë.

         Dy ditë pune janë të parapra për hartimin e programit (moduleve) te trajnimit dhe 10 dite  pune janë të parapra për mbajtjen e trajnimit me trajnerve të fushave respektive

    4. KRITERET PËR TË TRI (3) POZITAT

    1. Arsimim superior,
    2. Përvoj pune në fushën përkatëse,
    3. Njohuri rreth aftësisë së kufizuar, saktësishte të personave te verbër.

    5.AFATI I APLIKIMIT

         Deri me 21 mars 2022, në orën 16:00

    6. PROCEDURAT E APLIKIMIT

    Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes e-mail, ose formës fizike duke dorëzuar:

    • CV-ja
    • Letër motivimi
    • Referencat relevante.

    7. FORMA E APLIKIMIT

      Përmes emailit: info@shvkosova.com ose fizike në adresen : “Bregu i Diellit”, llam V, Rr. Rifat Burgjevic, zbl 6, 10000, Prishtinë Kosovë, me subjektin: Aplikim në fushë përkatese.

    Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen.

    Categories: Uncategorized

    Translate »