FTESË PËR OFERTË PËR PAJISJE TIFLOTEKNIKE

FTESË PËR OFERTË PËR PAJISJE TIFLOTEKNIKE (SHVK)
Shoqata e të Verbërve te Kosovës e përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, në kuadër të implementimit të Grandit Institucional janë planifikuar një sasi e pajisjeve të nevojshme për personat e verbër, dhe SHVK po kërkon ofertues për blerjen e këtyre pajisjeve.
PAJISJET PËR BLERJE
Nr | Emertimi | Sasia | Çmimi për njësi |
1 | Makin Braille, tatrapoint | 2 | € |
2 | Monitor Braille me 40 qeliza | 1 | € |
3 | Elektroorganizer me 12 qeliza | 2 | € |
DORËZIM DHE PËRMBAJTJA E OFERTËS
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit,
- Çmimet e pajisjeve në euro duke mos përfshirë TVSH-në ( SHVK është e liruar nga TVSH prandaj çmimet duhet të jenë pa TVSH)
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur
- Dy referenca për furnizime të ngjajshme për përiudhën e shkuar së paku dy vjeçare deri në publikimin e këtij njoftimi.
Të gjitha palët e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre të mbyllura në zarf në adresën: Bregu i Diellit. Rr.Ilir Konushevci, llam v, zyret e bashkësisë lokale nr 6, 10000, Prishtinë, Kosovë me mbishkrimin “Oferta për pajisje tifloteknike”, më së largu deri më 15.03.2022.
Ofertat e pranuara pas afatit të caktuar nuk do të merren në konsideratë.