Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK)  është trashëgimtare legjitime e ish-Lidhjes së të Verbërve të Kosovës, e themeluar që në vitin 1947, ndërsa është regjistruar në vitin 2003. Shoqata e të Verbërve të Kosovës është e regjistruar si organizatë joqeveritare, e cila angazhohet të mbrojë, përfaqësojë dhe promovojë interesat dhe të drejtat e të verbërve, pa dallim moshe, gjinie, etnie apo feje, duke kontribuar për përmirësimin e standardeve të jetës së qytetarëve të verbër dhe me shikim të dobët. Në mungesë të infrastrukturës ligjore, Shoqata që nga themelimi i saj ka avokuar pranë institucioneve vendore për të rregulluar statusin ligjor të personave të verbër dhe me shikim të dobët. Përpjekjet e Shoqatës për dhjetë vite janë finalizuar me miratimin e Ligjit për të verbrit, (Nr. Ligjit: 04/L-092) duke u bërë kështu organizata e vetme e shoqërisë civile për personat me aftësi të kufizuara që ka arritur të miratojë një ligj të veçantë. SHVK ka qenë e angazhuar dhe ka mbështetur vazhdimisht personat e verbër dhe me shikim të dobët për problemet e përgjithshme dhe specifike me të cilat ballafaqohen. Megjithatë, integrimi i personave të verbër në jetën publike dhe kualifikimi i tyre për një jetë të pavarur është një nga sfidat kryesore dhe synimi kryesor i Shoqatës. Politikat zhvillimore të Shoqatës janë të fokusuara edhe në ngritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me personat e verbër dhe me shikim të dobët dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbështetjen e tyre. Këto politika zbatohen përmes fushatave avokuese, debateve publike, konferencave, publikimeve të ndryshme etj. SHVK, me punën e saj ka krijuar një imazh të mirë para OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare që merren me çështjet e aftësisë së kufizuar. Sipas ligjit për personat e verbër, Shoqata e personave të verbër dhe me shikim të dobët në Kosovë ka të drejtë të përfaqësojë dhe ofrojë shërbime për të verbrit. Prandaj, përmes Qendrës për ofrimin e shërbimeve, Asociacioni do të ofrojë shërbime cilësore; specifike për personat e verbër dhe me shikim të dobët, si dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të kontribuojë në realizimin e të drejtave dhe përfitimeve për personat e verbër, të përcaktuara me ligj. SHVK bashkëpunon me organizata të ngjashme, institucione publike dhe aktorë të tjerë për të arritur rezultate të kënaqshme, gjithmonë në koordinim dhe në përputhje me organet dhe politikat e miratuara. Shoqata merr pjesë si vëzhgues në të gjitha takimet e organizuara nga Bashkimi Evropian i të Verbërve, Komiteti Këshillimor Ballkanik dhe Unioni Botëror i të Verbërve. SHVK funksionon në gjithë territorin e Kosovës, përmes rrjetit të saj të përbërë nga gjashtë shoqata nënkomunale dhe shtatë shoqata komunale. Shoqata ka organet e veta legjitime të zgjedhura në mënyrë demokratike; Kuvendin e vet si organ vendimmarrës, Kryetarin dhe Këshillin Drejtues . Shërbimet kryesore që ofron SHVK janë:
    1. Shërbimet në Teknologjinë Informative Asistuese për personat e folur dhe me të pamë të dobësuar,
    2. Shërbimet në shkrim dhe lexim në Braill,
    3. Orientim në Hapësirë, Mobilitet dhe Shkathtësi ditore dhe
    4. Shërbime Psiko- Sociale.

    Categories: Historiku

    Translate »